Mijëra njerëz prisnin që ajo të dilte në skenë, Rita Ora shtrohet në spitalin e Budapestit dhe anulon paraqitjen në festival! Ja si paraqitet gjendja e saj

Shëndeti 230 Views

Rita Ora ka anuluar paraqitjen e saj në  Debrecen, ku  po zhvillohet festivali i madh muzikor i Hungarisë Campus Fesztival në Debrecen. 

Përmes një njoftimi në Instagram,  33-vjeçarja ka shpjeguar se natën e ka kaluar në një spital në Budapest, por pa dhënë detaje për shëndetin e saj. Në fund ajo u ka kërkuar falje fansave që prisnin ta shijonin personalisht koncertin e saj.

Në storyn e saj në Instagram ajo shkruan: “Ju lutem falni këtë zhvillim të papritur, fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Campus Fesztivál sonte. Pasi kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj mirë dhe të ndjek udhëzimet e mjekut”, tha Rita Ora.

“Kërkoj falje për fansat e mi që do të jenë sot aty dhe ju jam shumë mirënjohës për mirëkuptimin tuaj ”, shtoi ai në fund.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com