Përfundon detyra e Ervin Metes/ Me përvojë në sistemin bankar të Shqipërisë! Njihuni me Petrit Malaj, ministrin e ri të Financave!

Aktualitet 161 Views

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime edhe në Ministrinë e Financave.

Ai vendosi të largojë nga posti ministrin aktual Ervin Mete dhe në vend të tij është emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka një përvojë pune në sistemin bankar në Shqipëri. Më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com