Plagosi një 38-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet një ditë pas ngjarjes adoleshenti në Vlorë

Kronikë 111 Views

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi një ditë më parë, më 27 korrik, ka plagosur me thikë një 38-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë i riu me iniciale I.H., 17-vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur 38-vjeçarin me iniciale R.V.

Sakaq, ky i fundit mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 “Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com