Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodërs. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa dy mjetet “Benz” dhe “BMW” janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia.
Ndërkohë 4 minuta më vonë po në Shkodër ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse në banesën e shtetasit Robert Gera.
Nga shpërthimi për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
acdaily