Këngëtarja italiane Giusi Ferreri sapo ka mbërritur në Tiranë për koncertin e saj këtë mbrëmje në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pak orë para koncertit ajo ka zbuluar repertorin e këtij takimi muzikor me publikun shqiptar, tashmë për herën e tretë.
E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusi ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme si “Novembre”, “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok”, duke bërë gjithmonë art të vërtetë dhe larg thjesht komercializmit. Artisja zbulon së pasioni i saj për muzikën e ka bërë të jetë unike dhe ti mbijetojë ndryshimeve në industrinë e muzikës.
Përvojat e saj muzikore dhe stili i saj i veçantë kanë krijuar një lidhje të thellë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke sjellë energji dhe emocione të fuqishme në çdo skenë ku performon. Nga ana tjetër artistja nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëjë pushimet në rivierën shqiptare.
Acdailynews