Para pushimeve të verës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të prezantojë ndryshimet në qeverinë e tij, por edhe në Kuvend. Emrat e rinj u propozuan në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë.
Kështu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025 Rama do të shkojë jo vetëm me një skuadër të re, por edhe me disa ministra të rinj.
Fillimisht Rama njoftoi se Lindita Nikollën në krye të drejtimit të Parlamentit do të zëvendësojë Elisa Spiropali, e cila deri tani mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Po ashtu, shefi i qeverisë largoi edhe Ermonela Felaj nga nënkryetare e Parlamentit, post të cilin ia dha Bledi Çuçit, ky i fundit drejtonte grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ikën Taulant Balla-vjen Ervin Hoxha
Sakaq, Rama njoftoi edhe largimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, duke ia besuar këtë post Ervin Hoxhës. Se fundmi Hoxha mbante postin e drejtorit te Përgjithshëm të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ikën Ervin Mete- vjen Petrit Malaj
Petrit Malaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë Ministri i ri i Financave, duke zëvendësuar në këtë post Ervin Meten.
Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).
Ikën Niko Peleshi-Vjen Pirro Vengu
Po ashtu, Rama njoftoi edhe propozimin e Pirro Vëngut si ministër i Mbrojtjes, duke zëvendësuar në këtë posti Niko Peleshin. Ky i fundit do të drejtojë Grupin Parlamentar të PS, post të cilin e mbante Bledi Çuçi.
Pirro Vëngu ka mbajtur disa poste drejtuese gjatë qeverisës së Edi Ramës, por së fundmi ka qenë drejtor i Portit të Durrës.
Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama
Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu –Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS