Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona

VLORË – Dy persona dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe ullinj në fshatrat Delisuf dhe Gjorm.

Ata u identifikuan nga policia si A.L. dhe Sh.L., ndaj të cilëve ka nisur hetimi në gjendje të lirë. A.L., dyshohet se në Delisuf ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të personave të tjerë.

Ndërsa Sh.L., dyshohet se gjatë ditës së djeshme ndezi zjarr për të pastruar oborrin e banesës së tij në Gjorm dhe flakët dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe ullinj në pronësi të një personi tjetër.

Dy personat po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com