Zjarr masiv në hyrje të Gjirokastrës, era favorizon flakët

Aktualitet 41 Views

Një vatër zjarri u vërejt paraditen e sotme pranë masivit të pishave në hyrje të Gjirokastrës pranë liqenit të Viroit.

Paraprakisht mendohet se zjarri të jetë i qëllimshëm është vendosur në dy territore pranë njëri-tjetrit. Për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve, favorizuar edhe nga era, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.

Në vendngjarje janë të gjithë efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës, të ndarë në dy grupe. Njëri grup po lufton me flakët që po vijnë në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër po punon për shuarjen e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë.

Situata është e vështirë dhe është kërkuar ndihmë edhe nga ajri. Situatës pritet t’i bashkohen forcat vullnetare dhe efektivë të ushtrisë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com