Zjarri në malin e Shëngjinit, nis ndërhyrja nga ajri! Flakët i afrohen zonës së ‘Ranës së Hedhun’

Kronikë 155 Views

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, të zjarrit të rënë në malin e Shëngjinit, ditën e sotme.

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se flakët i janë afruar zonës turistike të Ranës së Hedhur.

Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i punës së kryer nga grupet e shëbimit zjarrfikës të MZSH, Lezhë dhe 30 efektiv të FA  u vu nën kontroll, nga ana nga ana veriperendimore e qytetit, pasi pylli është kryesisht me pishë të lartë dhe i dendur.

Si rezultat i shtimit të erës pati riaktivizim të zjarrit në pjesën jugore të fshatit Mal Shëngjin, mbi qytetin e Shëngjinit, ndërsa tashmë po vijon që të përhapet edhe në zona të tjera.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com