Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa! Evakuohen turistët e banorët, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri (VIDEO)

Kronikë 260 Views

SHËNGJIN- Një situatë e rrezikshme u shfaq në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë rrezikoi resorte e banesa në orët e vona të mbrëmjes së 29 korrikut duke u gdhirë 30 korriku. Zjarri vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa për shkak të rrezikut të lartë gjatë natës janë evakuuar turistët që kanë qenë me pushime në Ranën e Hedhun, por edhe banorë të zonës.

Për shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Flakët që kanë rënë në Malin e Shëngjinit prej të shtunës pasdite (28 korrik) u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur, për shkak të dendësisë së bimësisë dhe erës së fortë që i favorizonte.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes postimi në rrjetet sociale të publikuar në mesnatë bën të ditur se flakët janë afruar pranë zonës së banuar dhe policia e shtetit ka nisur evakuimin e banorëve.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa dallohen flakët që kanë ‘rrethuar’ resortet në Ranën e Hedhun, ndërsa dallohet edhe momenti kur forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë për evakuim. Gazetari Elvis Hila informon se policia bllokoi rrugën drejt kësaj zone turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes nga grupet e shërbimit zjarrfikës të MZSH, Lezhë dhe 30 efektiv të FA  u vu nën kontroll, nga ana nga ana veriperendimore e qytetit

Por shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore, ndërsa tashmë po vijon që të përhapet edhe në zona të tjera. Me terren janë forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe emergjencave civile që po përpiqen të kontrollojnë dhe të shuajnë flakët.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com