“Teatër-opozita dha shfaqjen e radhës”/ Basha reagon pas përplasjes mes PS dhe PD në Kuvend

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për votimin e sotëm në Parlament për ndryshimet në qeveri, të cilat i cilëson makiazh të një qeverie të korruptuar dhe të lidhura me krimin.

Basha ironizon po ashtu deputetët e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme, por vetëm pak ditë më parë sipas tij, bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai shtoi se këto janë shfaqje të dala boje, pasi sipas tij, teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.

Postimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në  korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj.

Nga ana tjetër, teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat.

E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramen për të liruar të korruptuarit e tij.

Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha.

Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij.

Pa vota e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.

Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj.

Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja.

Shqipëria meriton më shumë!

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com