U zgjodh nga KLP si prokuror por nuk u certifikua nga komisioni i SPAK, Ndini Tavani nuk emërohet në detyrë

Aktualitet 50 Views

Komisioni i SPAK nuk e ka certifikuar Ndini Tavanin i cili nuk ka mundur të marrë detyrën si prokuror në Prokurorinë e Posaçme. Tavani edhe pse u përzogj nga Këshilli i Lartë i prokurorisë si Prokuror i Prokurorisë së Posaçme nuk mundi të marrë dot detyrën pasi nuk u certifikua nga komisioni i SPAK.

Në vend të tij KLP ka futur në listë, prokurorin Bledar Maksuti i renditur pas Ndini Tavanit kur u hap gara për 3 vendet vakante. Në mbledhjen që pritet të mbajë ditën e nesërme, pritet që KLP të emërojë në SPAK prokuroren Anita Jella. Ndërkohë që që pritet të pezullohet nga detyra drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar mëngjesin e së hënës nga SPAK.

Rendi i ditës për seancën e KLP ditën e mërkurë:

1. Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për emërimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zonjës Anita Jella”;

2. Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për moscaktimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Ndini Tavani”;

3. Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për emërimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Bledar Maksuti”;

4. Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për pezullimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka”.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com