Një tjetër vatër zjarri u aktivizua në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë favorizuar nga era e fortë.
Ndërhyrja në kohë e punonjësve të shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit duke shpëtuar banesën që ndodhej shumë pranë flakëve të zjarrit. Po punojnë forca të shumta nga punonjësit e shërbimeve e po ashtu dy zjarrfikëse nga porti i Shëngjinit janë në gatishmëri në këtë zonë që ende vijon të jetë problematike për shkak të erës.
“Për 10 minuta u përhap zjarri. U mundua ta fiknin, por nuk e fiknim dot. Erdhën na ndihmuan. Deshi Zoti shpëtuam, ishallah nuk ka rrezik. Çfarë të bëjmë. Në krahasim me dje situata është qetësuar”, u shprehën dy banorë.
Lexo edhe...
acdailynews