“Ka qenë një rrugëtim konsolidues”- Ervin Mete i dorëzon stafetën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj

Ervin Mete i ka dorëzuar stafetën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas betimit që ky i fundit bëri në Presidencë.

Me anë të një postimi në Facebook, Mete thotë se “ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”.

“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri. Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.

Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”, shkruan Mete.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com