Lidhjet familjare me fisin Alibej, zbardhet vrasja e Andi Zylyfit

Pasi SPAK finalizoi operacionin “Plumbi i artë” u zbardh vrasja e Andi Zylyfit i cili është një nga atentatet më të rënda në vend të vitit 2019.

Vrasja e 26-vjeçarit Andi Zylyfi ka ndodhur më 13 dhjetor të vitit 2019, ku gjatë një atentati me breshëri i plagosën 26-vjeçari dhe 23-vjeçari Ardit Uruçi.

Atentati i dy të rinjve është bërë në momentin kur ndodheshin në makinë tip ‘Golf’ dhe dyshohet se kjo ndodhi për larje hesapesh mes bandash.

Menjëherë 26-vjeçari u dërgua në spital por nuk mund ti mbijetonte plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën.

Andi Zylyfi ka lidhje familjare me dy personat që mbetën të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një turk Erdal Duranay.

Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibej i cili u ekzekutua për pazar droge.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com