Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, ekstradohen tre persona në Shqipëri nga Italia dhe Zvicra (EMRAT)

Ekstradohen dy shqiptarë dhe një shtetas italian drejt Shqipërisë pasi akuzohen për disa vepra penale. U ekstradua nga Italia, shtetasi Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, si dhe shtetasi shqiptar Enea Korreshi. U ekstradua nga Zvicra, shtetasi Xhelal Krasniqi.

fustane me qera

Italiani Salvatore Castorina u ekstradua në Shqipëri pasi sipas policisë, gjatë dhjetorit 2019 deri në mars 2020 krijoi një shoqëri fiktive së bashku me dy persona të tjerë me qëllim qarkullimin e shumave monetare në lidhje me rimbursimin e TVSH-së.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. Në kuadër operacionit të koduar “Skema” në korrik 2023 me vendim gjykate u sekuestruan edhe 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë. Gjatë operacionit u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, ndërsa 3 shtetas italianë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe Castorina.

50 vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Personi tjetër i ekstraduar nga Italia, është Enea Korreshi, 31 vjeç. Apeli i Vlorës e kishe dënura me 2 vite burg pasi në bashkëpunim me një tjetër kishte vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve në një subjekt në Lushnjë.

Ndërkohë nga Zvicra është ekstraduar Xhelal Krasniqi pasi së bashku me persona të tjerë kanë prodhurar dokumente identifikimi të falsifikuara, për shtetet e BE-së por edhe për shtetas që donin të udhëtonin në SHBA apo Kanada. GJKKO i kishte caktuar 39 vjeçarit masën e sigurisë ‘Arrest në burg’  për veprat penale “Falsifikimi  i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com