Tkurren turistët edhe në Durrës/ Administratorët e pranojnë rënien e numrit të vizitorëve

Resortet përgjatë bregdetit të Durrësit në pikun e sezonit konfirmojnë se numri i turistëve deri në fund të muajit korrik është poshtë pritshmërive për këtë sezon veror.

Këtë fakt e pohon për A2 CNN administratori i një prej resorteve më të mëdha dhe që tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh përgjatë bregdetit të Durrësit.

Sipas tij, një rol në këtë rënie të numrit të turistëve luajnë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët këtë sezon duket se po eksplorojnë vendet e rajonit, por me shpresë që sezonin e ardhshëm do të rikthehen sërish.

Ndërkohë, resortet përgjatë Adriatikut kanë tërhequr turistë evropianë, ndërsa shpresojnë që muaji gusht dhe shtator të plotësojë boshllëkun e krijuar në dy muajt e parë të sezonit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com