Alma Bektashi rrëfen divorcin me bashkëshortin: Tradhtinë e mora vesh nga portalet

Aktualitet 1.5k Views Add a Comment

Këngëtarja Alma Bektashi i dha fund martesës verën e 2021 së fundmi ka folur për jetën e saj private.

Edhe pse e rezevuar, ajo ka treguar për mënyrën sesi e ka mësuar tradhtinë e të shoqit, që ishte edhe arsyeja e divorcit mes tyre.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”-ka treguar ajo.

Për Almën, të kapërcente këtë ngjarje nuk ka qenë aspak e lehtë dhe tregon që ende nuk e ka falur.

“Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pret mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha në fjalën e saj këngëtarja.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com