Nga Lezha, në Elbasan, Tiranë e Maliq, si paraqitet situata e zjarreve në vend? 6 vatra ende aktive

Aktualitet 338 Views

33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror.

Sipas ministrisë së Brendshme, vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.  Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com