Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se qeveria ka miratuar futjen në fuqi të orarit fleksibël.
Pirdeni shtoi se punonjësit e administratës mund të vijnë me herët në punë ose edhe më vonë.
“Parashikohet për herë të parë konceptimi në legjislacion konceptimi i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve. Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.
Gjithashtu Pirdeni u shpreh se është përcaktuar që kohëzgjatja vjetre e pushimeve është 22 ditë pune ku janës shtuar edhe dy ditë ekstra për të gjithë punonjësit.