Qeveria miraton rritjen e pensioneve në masën 13.5 %

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka miratuar sot rritjen e pensioneve në masën 13.5%, si pjesë e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022 për pensionistët. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe aplikohet në përputhje me ligjin nr.7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

fustane me qera

Indeksimi do të zbatohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur përmes kontributeve dhe rivlerësimeve deri në vitin 2022. Për pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas ligjit, shuma fillestare mujore e pensioneve do të rishikohet nga data 1 korrik 2024 dhe në vazhdim.

Ky vendim vjen pas një periudhe analize dhe përpunimi të të dhënave të kontributeve dhe bazës së vlerësuar të pensioneve. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen brenda buxhetit vjetor të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare” dhe pritet të sjellë përmirësime të dukshme për pensionistët në Shqipëri.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com