Shëngjinit i kthehen pushuesit/ U larguan nga frika e zjarrit që përfshiu zonën bregdetare

Shëngjini po kthehet ngadalë në normalitet pas zjarrit të fuqishëm që ka dëmtuar kodrat përreth dhe ka shkrumbuar dhjetëra hektarë bimësi dhe pisha. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, por tashmë Bashkia e Lezhës ka nisur verifikimin për të përcaktuar shkallën e dëmeve.

fustane me qera

Në vijën bregdetare, pushuesit kanë vazhduar të frekuentojnë plazhin, dhe situata ka filluar të normalizohet në Ranën e Hedhun. Jeta ka rifilluar normalisht në këtë zonë, dhe turistët nga Shqipëria dhe Kosova po zgjedhin sërish të kalojnë disa ditë pushimi në këtë vend.

Zamira Syla, operatore turistike në zonë, ka përshkruar situatën e rënduar nga zjarri, por ka shprehur optimizëm për rikthimin e normalitetit. Ajo thekson se pushuesit janë kthyer dhe se çdo gjë po shkon drejt përmirësimit.

Rana e Hedhun, e konsideruar si një nga perlat e Adriatikut, po përjeton një frekuentim të lartë dhe situata nga zjarri është e tejkaluar. Zona po kthehet në atraktivitetin e saj të zakonshëm dhe turistët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Share This Article

Të Fundit

ME TË LEXUARAT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com