“Më jep 5 mijë euro ose…”- Arrestohet në Gjermani 62-vjeçari nga Kosova, policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim! Kërcënonte një shtetase se do t’i publikonte videot intime

Një 62-vjeçar nga Kosova dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare është arrestuar në Gjermani.

Policia e Shtetit sqaron se bëhet fjalë për Fadil Ibishin, për të cilin Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën arrest me burg, pasi kërcënonte një shtetase për t’i dhënë 5 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonte video intime.

Gjithashtu, dyshohet se ky persona ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Ky person akuzohet  për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i informacionit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” çoi në lokalizimin në Gjermani, kapjen dhe arrestimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

F. I., 62 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com