DURRËS– Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Erlin Mema është në kërkim nga shteti italian, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal për vjedhje banesash.
Gjykata e Breshias ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Lexo edhe...
acdaily