Tirane- Një 22 vjeçar është marrë me forcë nga një lokal të Tiranës dhe pasi është futur në makinë është dërguar në Shëngjergj të Tiranës ku ëshë dhunuar fizikisht.
Pollicia e Tiranës bën me dije se autorët e kësaj pengmarrjeje janë vëllezërit Arjan. Ç., 41 vjeç, Agim Ç., 38 vjeç dhe Erind K, 27 vjeç.
Vëllezërit në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind.K kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës.
I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Policia dyshon se 22 vjeçari është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe ata nuk kanë qenë dakord. Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestojë 3 autorët.
Të tre akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.