Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari

403 Views

Durrës-Një 48-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa.

Autori është identifikuar si Ilir Veliu 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Share This Article