Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë.
Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv.ministres, mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about US”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj.
Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20-vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit.
Projekti i urdhëruar të niste që në shtator, është zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë gjatë një viti shkollor. Një punë jashtë orarit mësimor e pavlerë, pasi projekti rezultoi që ishte një gënjeshtër.
Identiteti i rremë i krijuar në emrin Klea Rama, si mbesa e kryeministrit ishte një presion i madh për realizimin e projektit deklaron mësuesja Lamaj. Ndërkaq zbulon pamundësinë e komunikimit verbal me të.
“Let’s talk about US” filloi si një projekt informues për universitetet amerikane, tregon më tej mësuesja e anglishtes, por fazat u shtuan deri edhe në kryerjen e formatit të provimeve të maturës në platforma digjitale zoom për përzgjedhjen e maturantëve më të mirë,
Ky skandal duket se ende nuk ka prekur nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit, të cilët vazhdojnë të heshtin.