Fundjava sjell emigrantët në Shqipëri! Fluks në pikën kufitare të Kapshticës e Qafë-Thanës, sa hyrje-dalje numërohen

Aktualitet 12 Views

Teksa fundjavat kanë rritje të numrit të mjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendi, nisur edhe nga sezoni i verës duket se fluksi ka rinisur sërish në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.

Sipas informacioneve për datën 2 Gusht, në Kapshticë numërohen 4415 shtetas në hyrje dhe 3031 shtetas në dalje. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës, u numëruan 6175 shtetas në hyrje dhe 5204 shtetas në dalje.

Ndërkohë që nuk dihet ende se me sa sportele po punohet për të evituar edhe radhën e gjatë, ajo që dihet me siguri është fluksi i shtuar në të dyja pikat kufitare.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com