Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Dukën.
Duka u ekstradua nga Belgjika drejt vendit tonë ditën e pasi ishte arrestuar, nën akuzën e vrasjes së Santiago Malkos.
Ai dyshohet si organizator i vrasjes së grupit të ‘bosit’ të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili vijon të jetë i zhdukur prej dy vitesh tashmë. 37-vjeçari, kreu i klanit “Duka”, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër personit dhe për armëmbajtës pa leje, u arrestua në shkurt 2023, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, teksa vetë Lonard Duka njihej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim që sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, teksa vetë Lonard Duka njihej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim që reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.
Megjithatë, në media armiqësia e tij me Ervis Martinajn ka tërhequr më shumtë vëmendjen.
Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë për rivalët e tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.
Kreu i klanit “Duka” dhe Martianaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.
Pasditen e 27 gusht të vitit 2019 një skuadër e përbërë nga 7 persona monitoroi lëvizjen e Santiago Malkos. Ata bashkërenduan lëvizjet me dy ekzekutorët për të kryer eliminimin në një aks plot lëvizje e kamera.
Për të kryer krimin, ata kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës, i cili hapi zjarr në drejtim të objektivit Malko.
Nga ana tjetër, që nga viti 2019 ndaj Leonard Dukës janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë.