Pas humbjes në Himarë, reagon Gjikuria: Rezultati, produkt i transformimit të listës

Kandidati i opozitës Petro Gjikuria me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rezultatet zgjedhore të mbajtura ditën e dielë në Himarë.

fustane me qera

Gjikuria shprehet se kjo ishte një betejë e madhe, vazhdimi i shumë të tjerave që kanë bërë himariotët sidomos viteve të fundit të udhëhequr nga Beleri.

“Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij”, shkruan Gjikuria.

Më tej ai vazhdon reagimin duke i falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”, tha Gjikuria.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com