Policia e Kosovës fletë-arresti për Noizy-n pas dhunimit të personazhit të TikTok, “zhduket” reperi! Ja apeli i Prokurorisë

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit.

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletë arresti dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate.

Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com