Prokuroria e Posaçme bën një tjetër hap për dosjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milionë euro. Pas arrestimit të kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe personave të tjerë që janë nën hetimet për këtë çështje, SPAK ka thelluar hetimet.
Përmes një letër porosie, drejtuar Francës dhe Belgjikës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar që të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC për personat që dalin në këtë dosje.
Zarka u arrestua me 29 korrik ndërsa ish oficerja e policisë Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi janë shpallur në kërkim.
Sipas SPAK nga hetimet paraprake Zarka në bashkëpunim me këta u kanë ofruar dhe premtuar qytetarëve përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për këtë dosje.