Djali vrau babain pasi i m*sakroi të ëmën me sëpatë, dalin pamjet nga banesa ku ndodhi krimi i dyfishtë! Trupat e viktimave në vendngjarje

Kronikë 264 Views

Kanë dalë pamjet nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë me dy viktima në fshatin Shalës të Konispol, ngjarje e ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht).

Në imazhet e publikuara shihet trupi i pajetë i Huso Islamit, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islami, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islami.

69-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ashtu si edhe bashkëshortja e tij, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga goditja me sëpatë.

Ndërkohë ambulanca ka shkuar në vendngjarje për tërheqjen e trupave të viktimave.

Dinamika

Huso Ismali mësohet se ka goditur 66-vjeçaren pas një debati mes tyre, sipas policisë, për motive të dobta.

Djali i tyre, 40-vjeçari Klement Islami, kur ka zbuluar vrasjen e së ëmës është konfliktuar me të atin.

Gjatë sherrit, 40-vjeçari e ka hedhur babain e tij nga shkallët dhe ky i fundit ka ndërruar jetë.ambulanca konispol huso islami shano islami klement islam (6)

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com