E FUNDIT/ Konfirmohet një pacient me ‘Ethet e Nilit’ në Lushnjë, niset drejt Greqisë për kurim

Aktualitet 453 Views

Pasi ditën e djeshme autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan praninë e virusit “Ethet e Nilit” në vendin tonë, sot një person ka rezultuar pozitiv në Lushnjë.

Mësohet se pacienti S.D, një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar, është ekzaminuar me virusin e rrallë për vendin tonë.

Kujtojmë se u raportua për 17 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga pickimi i mushkonjave, teksa 3 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com