8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

Kronikë

8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit.

Kjo u bë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, ku përmes një postimi në rrjetet sociale Ministria informon se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

Sipas ministrisë, po vijon puna deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com