POGRADEC– Një grua ka mbetur e plagosur pasi një bombol gazi ka marrë flakë, në apartamentin ku jetonte në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Agjensia’ në katin e dytë të një pallati.
Nga shpërthimi i fuqishëm i gazit janë shkulur edhe dritaret e banesës e kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Fqinjët e përshkruajnë shpërthimin si tërmet.
Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe...
acdaily