Vrau të atin për tu hakmarrë për masakrimin e nënës?! Zbardhet akuza që rëndon mbi Klementin Islamajn

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Konispol, ku Hysen Islamaj vrarë me sëpatë gruan e tij Shano Islamaj, e më pas humbi jetën gjatë konfliktit me të birin.

Ky i fundit, Klementin Islamaj u arrestua pas ngjarjes, teksa policia ka njoftuar sot se ai akuzohet për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Uniformat blu njoftojnë se 41-vjeçari, pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën. Më herët 41-vjeçari deklaroi se e ka shtyrë të atin nga shkallët, por nuk kishte qëllim ta vriste, duke shtuar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com