Berisha: Vetëm protesta dhe revolta kundër tij është rruga e vetme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim bëri thirrje që të protestohet me guxim dhe revoltë.

Berisha u tha mbështetësve të tij që janë frymëzimi i vetëm i qytetarëve shqiptarë kundër një regjimi diktatorial.

“Miqtë e mi, protesta kundër formës më të egër, më të shëmtuar të diktaturave, të cilën Huntington, ky gjeni i historisë dhe sociologjisë e quan diktaturën e bandave, ju pra po zhvilloni betejën më të vështirë kundër diktaturës më të keqe. Kundër asaj diktature, e cila si pushtim i brendshëm ka përzënë nga vendi rreth 40 përqind të qytetarëve shqiptarë. Kundër atij regjimi që varfëron shqiptarët çdo ditë, çdo muaj e më shumë dhe i largon ata në dhera të huaja”, u shpreh Berisha.

Lideri i opozitës theksoi se vetëm protesta dhe revolta kundër tij është rruga e vetme.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com