EMRI/ Kush është 34-vjeçari që u kthye në “makth” për vajzat e reja, teksa vuan dënimin në burgun francez

Fabjan Dodaj është 34-vjeçari, i cili akuzohet se nga qelia e një burgu në Francë, shantazhonte në rrejtët sociale dhjetëra vajza të reja në Shqipëri.

Policia ka arritur të zbardhë plot 62 raste, ku rezulton se Dodaj ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.

Ai më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

34-vjeçari vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Përndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com