Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një person.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në Tiranë, teksa 26-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”. Ai ka përplasur një 66-vjeçar që po kalonte rrugën, i cili ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të mara.
Njoftimi i policisë:
Policia arrestoi – Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital;
Lexo edhe...
acdailynews