Balliu: Shqiptarët përveç çmimeve duhet të durojnë agresivitetin e biznesmenëve që flenë nën çadrën e pushtetit

Koordinatori i Partisë Demokratike për Rajonin e Tiranës Klevis Balliu një deklaratë tha se shqiptarët përveç çmimeve të larta, duhet të durojnë edhe arrogancën e biznesmenëve që flenë në çadrën e pushtetit.

Balliu u shpreh se turoizmi shqiptar po goditet nga dajak Bedini dhe jo nga agjenturat e huaja të shpikura nga Rama dhe karteli i tij mediatik.

Ai theksoi se Edi Rama instaloi modelin e propagandës pa punë dhe çdo punë për të bërë propagandë.

“Ndërkohe që pronaro-patronazhistët kapin detin dhe kapen me qytetarët, çmimet kane kapur qiellin. Si për qytetarët shqiptarë edhe për të huajt të cilët sivjet e bojkotuan Shqipërinë kur panë se ka artikuj në shtyp por jo infrastrukturë, krahasuar me Maldivet, por edhe çmimet janë të tilla. Përveç çmimeve, tani shqiptarëve dhe të huajve u duhet të durojnë agresivitetin verbal dhe fizik të biznesmenëve që flenë nën çadrën e pushtetit”, tha Balliu.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com