Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve që Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitjet për trazira masive të iniciuara nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore.
Vuçiç u shpreh se informacioni është siguruar përmes kanaleve formale nga Federata Ruse dhe po punohet për ta zgjidhur atë.
“Për këtë është përgjegjës Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, përveç kësaj, njerëzit në qeverinë serbe dhe agjencitë e tjera që janë të specializuar për këto gjëra janë duke bërë punën e tyre”, theksoi Vuçiç.
Ai tha që Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund ta ndalojnë atë.
Lexo edhe...
acdailynews