‘Përrenjasi Fest-Folk’ synon të bëhet Festival Kombëtar

Showbiz 39 Views Add a Comment

Në fundjavën e fundit, qyteti i Përrenjasit mirëpriti edicionin e parë të “Përrenjasi Fest – Folk”, një ngjarje artistike që solli së bashku dhjetëra artistë dhe instrumentistë të njohur nga zona dhe jashtë saj.

Ky festival ka për qëllim të ruajë dhe promovojë traditat folklorike dhe etnografike shqiptare. Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, dhe koreografi Valter Hana, nënvizuan përpjekjet e pushtetit lokal për të zhvilluar këtë ngjarje në një festival të përmasave kombëtare.

Plani për vitin tjetër përfshin zgjerimin e ngjarjes dhe organizimin e një Panairi Etnografik, me qëllim që të përfshihen më shumë grupe artistikë dhe të nderohen fituesit me çmime.

Ky festival pritet të ofrojë një platformë për ruajtjen dhe zhvillimin e pasurive folklorike dhe për të promovuar talente të rinj në këtë fushë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com