U hodh për t’u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar

SHKODËR– Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra është dëmtuar fizikisht, pasi është hedhur për tu larë në lumin Bunë mesditën e sotme, ku ishte së bashku me familjen.

fustane me qera

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, dhe 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Burime për gazetaren e Report Tv Xhoana Çollakun, nga QSUT, bëjnë me dije se mjeku fatmirësisht nuk është në gjendje të rëndë dhe ka dalë nga operacioni.

Prof.Dr.Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com