Vidhet pika e Exchange në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin dhe i morën paratë

Dy shtetas të prezantuar si ukrainas kanë kryer një vjedhje në një pikë shërbimesh në Shkodër, e cila ofron edhe këmbim parash.

fustane me qera

Sipas raportimeve, dy të huajt kërkuan këmbimin e një shume të madhe në euro dhe iu është thënë se do të bëheshin gati zarfe me paratë që ata kërkuan.

Ndërsa ishin në pritje për të sjellë lekët e këmbimit, dy shtetasit ndërruan zarfe, duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të tjera pa para brenda.

Pasi janë larguar nga pika e shërbimit, është bërë denoncimi në polici dhe janë shqyrtuar kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe gjetur dy të dyshuarit.

Pika e shërbimeve ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe raportuar dy individët në rast se i shohin. Kamerat e sigurisë kanë kapur qartë fytyrat e dy hajdutëve. Policia e Shkodrës po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar sa më shpejt të jetë e mundur dy të dyshuarit që vodhën eurot.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com