Shqipëria fiton medaljen e dytë olimpike, Rama: Miza nën kësulën politike nuk na lejon gëzimin e njëllojtë

Mundësi Islam Dudaev i solli Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë.

fustane me qera

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me fitoren e medaljeve të bronztë. Rama shprehet se kjo është medalja e dytë olimpike në historinë Shqiptare dhe thumbon skeptikët “Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.

“Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit, shkruan Rama.

Ai thotë që mizat dhe mushkonjat u turrën që të ngrinin nga varri legjendën e pëshëngritjes shqiptare Ymer Pampurin, duke nxjerrë kunjën e infektuar.

“Sot sportistët elitarë të ngjyrave të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare, jo vetëm shpërblehen më mirë se sa në shumë vende të Europës për rezultatet e larta në arenën e më të mirëve, po as nuk mbeten më rrugëve kur varin këpucët e garave në gozhdën e fundit të aktivitetit sportiv. Ata janë të integruar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me grada sipas rezultateve, pagë deri në fund të jetës aktive, si edhe pension në bazë të gradës”, shkruan kryeministri Rama.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com