VIDEO/ Veliaj hedh nockout Presidentin e Federatës së Mundjes në Paris

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Kryebashkiaku përveç urimit për sportistët, nuk ka ngurruar të ndajë edhe “performancën dhe aftësitë” e tij në sportin e mundjes.

Veliaj ka ndarë një video në Facebook, ku teksa po përqafon presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, e shtrin në tokë. Videoja siç duket është filmuar pasi mundësi Islam Dudaev siguroi sot medaljen e dytë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com