Një apartament është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Lushnjes.
Zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës, teksa njoftohet se në ato momente në shtëpi nuk ka pasur njeri.
Bëhet me dije se rrezikohen edhe banesat e tjera afër të digjen. Sipas informacioneve apartamenti i cili ësht përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen “Kadri Qysti”, gjithashtu shkaqet e zjarrit nuk janë bërë akoma të ditura.
Autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkakun e zjarrit dhe për të stabilizuar situatën.
Lexo edhe...
acdailynews