Prisnin drurë në mënyrë të paligjshme, procedohen 5 persona

Aktualitet 33 Views Add a Comment

Policia e Dibrës procedoi penalisht pesë persona pasi prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

G.P., G.H., Sh.K., U.A dhe A.A, u kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në fshatin Tartaj në Dibër dhe në Sopot në Bulqizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 22 m³ lëndë drusore dhe 3 automjete që do të përdoreshin për transportin e tyre.

Ndërsa policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos kryejnë veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit pasi kontrollet po vazhdojnë dhe do të goditen me forcën e ligjit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com