“Denisi më doli në ëndërr”/ Rrëqeth nëna e Denis Prekës: 7 muaj pas vdekjes e pashë për herë të parë djalin…

Historia rrëqethëse e Denis Prekës është trajtuar në një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në “Top Story”.

fustane me qera

Nëna e studentit ekselent shqiptar, ka treguar për herë të parë ngjarjen e rëndë teksa ka ndarë gjithashtu edhe një moment shumë të ndjerë të sajin, 7 muaj pas vdekjes së Denisit.

Majlinda ka treguar se vetëm 7 muaj pas vdekjes së djalit të saj, ajo e ka parë në ëndërr, sipas saj një ëndërr shumë e bukur, e cila i ka sjellë më vonë një lajm që i ka ndyshuar jetën.

“7 muaj pasi u largua Denisi nga jeta ai më doli në ënderr dhe më ftoi të shikonim fishekzjarret. Më la aty të vetme, hipi disa shkallë dhe iku me të dashurën e tij që kishte prej 4 vitesh dhe mua më la aty, të impresionuar nga pamja e fishekzjarreve.

Nuk mendova asgjë tjetër, vetëm se kisha parë një ëndërr te bukur. U zgjova nga gjumi dhe bashkëshorti më tha hajde ikim tek mjeku aty kemi marrë dhe lajmin që isha shtatzënë. Isha në një moshë të madhe, 43 vjeç. Ne kemi sot dy fëmijëm, një djalë dhe një vajzë. “- tha për Top Story, Majlinda, nëna e Denis Prekës.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com